“Street Fighter” shpërthen me trailerin e dytë! Jason Momoa, Roman Reigns dhe Cody Rhodes në kastin e yjeve!

Paramount Pictures ka publikuar trailerin e dytë të filmit “Street Fighter”, të bazuar në serinë legjendare të video-lojërave, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë për një nga projektet më të mëdha aksion të vitit 2026.

Filmi drejtohet nga Kitao Sakurai dhe sjell një kast të mbushur me emra të njohur nga Hollywood-i, sporti dhe industria e argëtimit. Në qendër të historisë janë Andrew Koji si Ryu, Noah Centineo si Ken Masters dhe Callina Liang si Chun-Li.

Në trailerin e ri bie në sy edhe prania e disa emrave të mëdhenj si Jason Momoa, Roman Reigns, 50 Cent dhe Cody Rhodes, të cilët i bashkohen kastit duke i dhënë filmit një dimension të fuqishëm aksioni dhe spektakli.

Traileri i dytë ka marrë reagime pozitive nga fansat, të cilët vlerësojnë stilin e tij të ekzagjeruar, atmosferën nostalgjike dhe aksionin e vazhdueshëm, duke e cilësuar si një adaptim argëtues dhe besnik ndaj frymës së lojës origjinale.

“Street Fighter” pritet të publikohet në kinema më 16 tetor 2026.