Kujdes nga këto shenja/ Debati me to kthehet shpejt në “luftë”
Debatet janë pjesë normale e marrëdhënieve, por disa njerëz e kanë më të vështirë të ruajnë qetësinë dhe shpesh përfshihen në diskutime të forta edhe për gjëra të vogla.
Sipas karakteristikave të shenjave të horoskopit, disa prej tyre priren më shumë drejt përplasjes së ideve dhe argumenteve.
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kërkojnë rregull dhe përsosmëri në çdo detaj. Kur diçka nuk shkon sipas pritshmërive të tyre, reagojnë me kritika dhe këmbëngulin deri në fund për të nxjerrë në pah gabimet.
Binjakët janë shumë komunikues dhe të zgjuar, por shpesh futen në debate edhe për sport. Ata dinë të përdorin fjalën dhe informacionin që kanë për të mbajtur diskutimin gjallë dhe për të fituar argumentin.
Ujorët mbështeten te logjika dhe bindjet e tyre. Kur janë të sigurt për një ide, është e vështirë t’i bindësh për të kundërtën. Debatet me ta shpesh bëhen të gjata, sepse nuk tërhiqen lehtë nga qëndrimi i tyre.
Luanët reagojnë fort kur ndihen të sfiduar. Ata duan të kenë vëmendjen dhe nuk e pranojnë lehtë kundërshtimin, ndaj debatet me ta mund të bëhen personale dhe të drejtpërdrejta.
Dashi është impulsiv dhe konkurrues. Reagon shpejt dhe nuk e duron humbjen, ndaj diskutimet me të shpesh janë të forta dhe zgjasin, sepse kërkon gjithmonë fjalën e fundit.
Demi, edhe pse në dukje i qetë, është shumë kokëfortë. Kur vendos diçka, rrallë ndryshon mendje. Nëse irritohet, debati me të bëhet i ashpër dhe i vështirë për t’u mbyllur.
Në fund, gjithçka lidhet me mënyrën si njerëzit menaxhojnë emocionet dhe komunikimin. Debatet mund të jenë të shëndetshme, por kur bëhen të shpeshta dhe të ashpra, mund të dëmtojnë marrëdhëniet.

