TYLENOL-i, I SIGURT NË SHTATËZANI! U analizuan mbi 1.5 milionë fëmijë në Danimarkë

Një studim danez i bazuar në analizën e mbi më shumë se 1.5 milionë lindjeve nuk gjeti asnjë lidhje statistikisht domethënëse mes përdorimit të Tylenolit nga nënat shtatëzanë dhe autizmittek fëmijët e tyre.

Një studim shkencor në Danimarkë ka gjetur se përdorimi i ilaçit acetaminofen ose Tylenol gjatë shtatzënisë nuk e rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët, siç dyshohej më parë.

Studimi, i publikuar në revistën prestigjioze JAMA Pediatrics, analizoi të dhëna nga mbi 1.5 milionë fëmijë.

Studiuesit i ndoqën fëmijët që nga lindja deri në diagnostikimin e mundshëm të autizmit.

Rezultatet treguan se nuk ka dallim mes fëmijëve që ishin të ekspozuar ndaj ilaçit gjatë shtatzënisë dhe atyre që nuk ishin.

Madje, pas analizave të detajuara që morën parasysh faktorë si mosha e nënës, shëndeti dhe përdorimi i barnave të tjera, u konfirmua se lidhja mes Tylenol-it dhe autizmit është statistikisht e papërfillshme.

Studiuesit përdorën edhe një metodë tjetër të quajtur analiza e vëllezërve dhe motrave, e cila gjithashtu nuk tregoi asnjë rrezik të shtuar.

Ekspertët theksojnë se këto rezultate janë të rëndësishme, sidomos pas shqetësimeve të ngritura kohët e fundit në opinion publik mbi sigurinë e ilaçit gjatë shtatzënisë.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se shmangia e panevojshme e acetaminofenit mund të sjellë rreziqe të tjera, si ethe të patrajtuara gjatë shtatzënisë, të cilat mund të jenë të dëmshme për zhvillimin e fetusit.