FIFA refuzon kërkesën e Iranit, ndeshjet e Botërorit 2026 mbeten të pandryshuara
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se FIFA ka vendosur të mos ndryshojë vendet e zhvillimit të ndeshjeve për Kupën e e Botës 2026, duke refuzuar kërkesën e Iranit.
Kjo kërkesë ishte paraqitur nga federata iraniane, e cila kishte kërkuar që ndeshjet e fazës së grupeve të mos zhvilloheshin në Amerikë, për shkak të tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme.
Gjatë një konference për shtyp, Sheinbaum theksoi se FIFA ka vendosur të ruajë kalendarin aktual, duke argumentuar se çdo ndryshim i tillë kërkon organizime të ndërlikuara logjistike, të vështira për t’u realizuar në kohën e mbetur deri në nisjen e turneut.
Më herët, FIFA kishte shprehur rezerva ndaj kërkesës së Iranit, veçanërisht duke pasur parasysh se kombëtarja iraniane bën pjesë në Grupin G, së bashku me Egjiptin, Belgjikën, Zelandën e Re.
Në të njëjtën linjë, raportimet bëjnë të ditur se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka qenë i vendosur për të garantuar pjesëmarrjen e Iranit në turne, pavarësisht tensioneve politike, duke theksuar respektimin e plotë të rregulloreve të garës.
FIFA Ëorld Cup 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, me Amerikë, Kanada dhe Meksikë si vende pritëse.

