“Më mirë se Star Wars”/ Mbi 700 mijë milje në hapësirë, misioni Artemis II habit botën me shifrat dhe përjetimet

Konferenca për shtyp pas kthimit të kapsulës Orion ka përmbyllur një nga momentet më të rëndësishme të programit Artemis II të NASA.

Drejtuesit e misionit e shohin këtë si një pikë kthese për eksplorimin njerëzor të hapësirës. Sipas tyre, ky është një hap i madh drejt rikthimit të njerëzve në Hënë dhe misioneve të tjera më të avancuara në të ardhmen.

Gjatë misionit, ekuipazhi përshkoi rreth 700 mijë milje dhe arriti një shpejtësi të lartë, çka tregon nivelin e avancuar të teknologjisë që po përdoret.

Një nga momentet më të veçanta ishte vëzhgimi i një eklipsi diellor nga hapësira, një përvojë që u konsiderua e rrallë.

Përveç pamjeve, janë mbledhur edhe shumë të dhëna që do të ndihmojnë në përgatitjen e misioneve të ardhshme.

Ekipi që punon me kapsulën Orion dhe programin Artemis e konsideron këtë arritje si rezultat të viteve punë dhe përgatitjeje. Tani vëmendja është te fluturimi i radhës, i cili pritet të realizohet vitin e ardhshëm.

Me këtë mision, NASA po afrohet më shumë drejt synimit për të ndërtuar një prani të qëndrueshme të njeriut përtej Tokës.