Shqiptarët dominojnë në Superligën zvicerane, tre lojtarë në formacionin ideal të javës
Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të lënë gjurmë në Superligën e Zvicrës, me tre prej tyre që u renditën në Formacionin e Javës për xhiron e 32-të sipas SofaScore.
Xherdan Shaqiri ishte një nga protagonistët kryesorë, duke marrë notën 8.0. Mesfushori i Baselit shkëlqeu në barazimin 3-3 ndaj Young Boysit, ku kontribuoi me një gol dhe u dallua për kreativitetin dhe eksperiencën e tij, duke bërë diferencën në fazën sulmuese.
Po ashtu, Kreshnik Hajrizi spikati në mbrojtje, duke marrë notën 8.3 pas një performance të shkëlqyer në fitoren 0-4 të Sionit ndaj Grasshopers. Qëndrueshmëria, ndërhyrjet e sakta dhe kontributi në mbrojtje e bënë Hajrizin një nga shtyllat e ekipit këtë javë.
Ndërkohë, në portë Amir Saipi shkëlqeu me notën 8.8. ‘Gardiani’ i Luganos ishte vendimtar në fitoren 1-0 ndaj liderit Thun, duke bërë pritje vendimtare dhe duke ruajtur qetësinë dhe sigurinë e ekipit gjatë gjithë ndeshjes.
Këto paraqitje konfirmojnë ndikimin e madh të futbollistëve shqiptarë në Superligën e Zvicrës, duke i bërë ata ndër emrat më të dalluar të kampionatit këtë sezon.

