“MURIQI, LOJTARI I VITIT NË LA LIGA”/ The Guardian vlerëson maksimalisht futbollistin kosovar

The Guardian i ka kushtuar një artikull të gjatë Vedat Muriqit pas golit të fitores ndaj Real Madrid. Media angleze e cilëson  kosovarin si lojtarin më të rëndësishëm të La Ligas dhe madje edhe futbollistin e e vitit. Muriqi është vetëm 1 gol larg Etos, për tu bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Majorkas.

Vedat Muriqi po kalon formën më të mirë të karrierës. Sulmuesi dardan shënoi golin e 19-të në La Liga fundjavën e shkuar dhe këtë e bëri pikërisht ndaj Real Madridit.

32-vjeçari shënoi golin e fitores në sekondat e fundit, por momenti që la mbresa më të thella ishte reagimi i tij emocional pas golit.

Ai qau para tifozëve në stadiumin Son Moix, duke çliruar dhimbjen dhe stresin që kishte grumbulluar gjatë javëve të fundit, sidomos pas eliminimit të Kosovës nga kupa e botës.

Lotët e tij ishin një moment çlirimi, ndërsa stadiumi shpërtheu në delir dhe brohëriti emrin e tij.

Ky moment erdhi pas një periudhe të vështirë për Muriqin. Penalltia e humbur kundër Elches e kishte lënë ekipin në zonën e rënies nga kategoria dhe ëndrra e tij për të luajtur në një Kupë Bote me Kosovën ishte shuar nga Turqia.

Por goli spektakolar ndaj Real Madridit jo vetëm që ngriti Mallorkën nga vendi i fundit, por edhe riktheu besimin dhe shpresën për mbijetesën në La Liga.

Mojica e ndihmoi të ngrihej Muriqin, shikoi kamerën dhe tha: “Për Kosovën.”

media prestigjioz angleze “The Guardian” ka publikuar një shkrim të gjatë kushtuar sulmuesit të Majorkës.

“Pirati i Mallorcas e lë mënjanë dhimbjen e Kosovës në plejof për të tronditur Real Madridin”, është titulli i shkrimit.

Sipas “The Guardian” ka argumente që Muriqi është futbollisti më i rëndësishëm i La Ligës, madje edhe lojtari i vitit.

Ky ishte goli i tij i 19-të në Ligë këtë sezon, askush nuk ka shënuar më shumë për Majorkën në një sezon dhe kjo e çoi atë vetëm një gol larg Samuel Eto'o-s si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.