GJIMSHITI MPOSHT RAMADANIN/ Juventus afrohet me Champions, janë 1 pikë larg Comos

Berat Gjimshiti ka fituar duelin me Ylber Ramadanin në Serinë A. Atalanta ia doli të merrte tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Leces, duke u afruar me zonën champions. Fitore arriti edhe Juventus, ndërsa Komo nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Udineze.

Atalanta ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në champions ligë. Bergamaskët mposhtën 3 me 0 Lecen në tranfertë. Si Gjimshiti ashtu dhe Ramadani ishin titullarë në fushën e lojës me mesfushorin që u zëvendësua në pjesën e dytë.

Në minutën e 28 Scalvini dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Atalantës.

Pas një ore lojë skuadra bergamaske arriti të gjejë edhe golin e dytë, këtë radhë me Krstovic.

Fitorja e Atalantës u vulos nga Raspadori që mbylli llogaritë e ndeshjes. Me këtë fitore, bergamaskët i afrohen në 1 pikë Romës dhe tashmë janë vetëm 5 pikë larg zonës Champions.

Juventus mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Xhenoas në javën e 31-të të Serie A, duke u afruar me zonën e Ligës së Kampionëve. Ndeshja nisi me golin e parë në minutën e 4, kur Bremer shënoi me kokë.

Në minutën e 18-të, McKennie shënoi një gol nga brënda zone duke i dërguar shifrat në 2-0.

Në pjesën e dytë, Juventusi vazhdoi të kontrollojë lojën. Sërish McKennie iu afrua golit, ndërsa Jonathan David goditi shtyllën.

Në minutën e 74-të, Genoa kishte mundësinë për të rihapur sfidën, por Gregorio nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 57 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Como dhe tre pikë mbi Romën.

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim Komo ndaj Udineze. Skuadra e Fabregas mori vetëm një pikë në transfertë, duke i dhënë mundësinë rivalëve ti afrohen në zonën champions