Zbulohet strategjia e fshehtë e Kurtit/ Demaku: Ja si po i përdor takimet me opozitën për fushatë

Takimet e fundit mes Kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve të opozitës po shihen me skepticizëm nga analistët politikë, të cilët argumentojnë se ato janë pjesë e një strategjie të mirëmenduar për fushatë elektorale.

Sipas një analize të fundit, në hapësirën "Për shqiptarët", në "Ora news", të bërë nga Armend Demaku, opininist politik,
këto takime nuk kanë për qëllim arritjen e një konsensusi, por shërbejnë si një platformë për Kryeministrin për të ndërtuar një narrativë të favorshme përpara zgjedhjeve.

" Pikë së pari, unë mendoj që këto takime janë për fushatë elektorale.

Pra, zoti Kurti është duke bërë fushatë elektorale dhe në sajë të këtyre takimeve është takimi të bëhen me qëllim që të tregohet mandej në fushatë elektorale një rrëfim që unë i kam takuar liderët e opozitës, ata nuk ofruan zgjidhje, dhe në këtë lloj qasje, pastaj të gjendet një mënyrë për t'i fajësuar krerët opozitorë, të cilët në fakt zoti Kurti i ka zënë të papërgatitur, pa një nuhatje politike dhe duke u treguar edhe njëherë të pavëmendshëm për të shmangur një viktimizim të zotit Kurti, siç ai di ta bëjë në kuadër të, të, të fushatës elektorale, e cila sipas mendimit tim ka filluar që nga shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Pastaj, hapi tjetër është transparenca në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës.

Këto takime nuk duhet të jenë me dyer të mbyllura, sepse aty nuk është duke u folur as për siguri kombëtare të vendit, as për ndonjë preventivë të ndonjë çështje globale e cila ka të bëjë me sigurimin e përgjithshëm", u shpreh Demaku.

Ndiqni intervistën e plotë: