Incident i rëndë në Skënderaj/ Një i mitur mbetet i pl*gosur nga shpërthimi i dy bombolave gazi

Dy bombola gazi kanë shpërthyer në një banesë në Skënderaj.

Mediat në Kosovë raportojnë se nga shpërthimi ka mbetur i lënduar një i mitur, i cili ka marrë plagë në trup.

Ndërkohë u transportua menjëherë në spital ku edhe mori trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.