Rikthimi i energjisë së humbur/ Çfarë na mëson natyra për transformimin personal

Ndërsa dimri ngadalë tërhiqet, natyra tregon se jeta gjithmonë gjen rrugën e saj për të rifilluar.

Psikologët shpjegojnë se edhe brenda nesh ka periudha “dimri të brendshëm”, kur ndjenja, motivimi dhe energjia duket se janë të ngrira.

Pranvera nuk fillon vetëm me lule dhe këngë zogjsh; ajo nis në heshtjen e brendshme, ku një energji e vogël, një “farë” shpresë, nis të rritet dhe të kthehet në veprime konkrete.

Ky është momenti kur mund të rikthehet motivimi pas periudhave të vështira, të rritet vetëdija dhe të fillojnë ndryshimet e brendshme.

Psikologët theksojnë se transformimi i brendshëm ndodh në mënyrë natyrale dhe nuk mund të detyrohet. Dimri i brendshëm nuk është bosh,ai grumbullon forcë që shfaqet më pas si vendime të reja, ide të freskëta dhe ndjenja shprese.

Çdo hap i vogël drejt rritjes personale është një “lule” që lind nga errësira e brendshme. Natyra na kujton se ripërtëritja është gjithmonë e mundur dhe se jeta mund të transformohet, edhe pas periudhave më të vështira.