UNAZAT PËR FINALE! Çifti më i përfolur në BBV më në fund kurorëzojnë dashurinë SOT
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 13:03
Në faqen zyrtare të Big Brother VIP është publikuar një njoftim që ka emocionuar shumë nga fansat e çiftit BriTeo.
Më në fund çifti do të ketë një dasëm për të kurorëzuar dashurinë e tyre në lojë.

Ky vendim ka ardhur fill pas propozimit të Mateos ndaj Brikenës, ku banori i ka kërkuar modeles që të jetë e dashura e tij, pas shumë sprovash për të krijuar një lidhje të konsoliduar.
Konkurrentja ka dhënë një reagim pozitiv dhe pritet që sonte në 20:30 të organizohet dasma, ku çifti BriTeo të shkëmbejnë unazat e 'martesës'.
View this post on Instagram
