E rëndë në Itali! Gjendet i pajetë një 49-vjeçar shqiptar pranë një stacioni tramvaji, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2026, 18:12
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në stacionin Arcipressi të linjës T1. Viktima emri i të cilit nuk është bërë me dije ende, jetonte në Viterbo dhe sapo ishte liruar nga burgu në Sollicciano.
Mediat italiane shkruajnë se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Ekipi i mjekësisë ligjore dhe policia lokale mbërritën menjëherë në vennmgjarje, por ai kishte ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, linja e tramvajit u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve.
Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin ndërsa po mblidhen dëshmi, prova, pamje filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
