VIDEO/ Papa Leoni XIV mban Kryqin në të 14-ta stacionet e ‘Udhës së Kryqit’ pas 61 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 22:16
Në Romë, në ambientet e Colosseut u mbajt ceremonia e “Udhës së Kryqit” të së Premtes së Madhe për katolikët.
Papa Leoni XIV pritet të mbajë kryqin prej druri gjatë 14 stacioneve të ceremonisë.
Kjo është hera e parë që ndodh në gjashtëdhjetë e një vitet e fundit.
Papa Benedikti dhe Papa Gjon Pali II e kishin mbajtur Kryqin vetëm në stacionin e parë dhe të fundit të ceremonisë, ndërsa Papa Françesku, vitet e fundit, e ndiqte “Via Crucis” nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore.
