Paralajmerimet për luftën/ Bilalli: Situata në Lindjen e Mesme, një qorrsokak pa rrugëdalje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News në  hapësirën “Për Shqiptarët”, ish-diplomati dhe eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli, komentoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Mes optimizmit për një përfundim të shpejtë të luftës dhe paralajmërimeve ndërkombëtare për një përshkallëzim të rrezikshëm, situata mbetet tejet e tensionuar. Trump ka pohuar se konflikti mund të përfundojë brenda pak javësh, por sipas analistëve, një mbarim i afërt duket larg realitetit.

Bilalli theksoi veçanërisht një deklaratë të presidentit Trump: “Do ta kthejmë Iranin në kohën e gurit”, duke e interpretuar si një sinjal të mundshëm për përdorimin e kapaciteteve të tjera ushtarake dhe një përshkallëzim të paparë të konfliktit.

"Situata në Lindjen e Mesme paraqitet si një “qorrsokak pa rrugëdalje”, i ushqyer jo vetëm nga tensionet gjeopolitike, por edhe nga zhvillimet e brendshme në SHBA.

Shkarkimet e fundit të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministra dhe figura kyçe të mbrojtjes, tregojnë për një divergence të thellë mes profesionistëve dhe vendimmarrësve politikë, duke rritur pasigurinë dhe rrezikun për një përplasje më të gjerë."

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: