Mbi gjysmën e ushtarëve rusë të rënë dëshmorë në Ukrainë, vijnë nga burgjet dhe fronti vullnetar

BBC, në bashkëpunim me faqen ruse Mediazona dhe një grup vullnetarësh, ka publikuar listën e 207,552 ushtarëve rusë që kanë humbur jetën gjatë luftës në Ukrainë.

Mediazona, e regjistruar si “agjent i huaj” nga autoritetet ruse, ndihmoi në grumbullimin dhe verifikimin e të dhënave.

Raporti tregon se më shumë se gjysma e të vrarëve, rreth 57%, ishin vullnetarë, rekrutë ose të dënuar që u dërguan në front nga kolonitë penale, pa pasur më parë përvojë ushtarake.

Ndër viktimat më të reja janë 19,583 ushtarë nën 25 vjeç, ndërsa ushtari më i ri i identifikuar ishte vetëm 18 vjeç e 31 ditë.

Shumica e të vrarëve kanë qenë midis moshës 36 dhe 45 vjeç, ndërsa vetëm 11% ishin të moshës 18 deri në 35 vjeç.

Ky raport ofron një pasqyrë të detajuar mbi humbjet personale të Rusisë në konfliktin që vazhdon të shkaktojë viktima të shumta nga të dyja palët.