John Travolta debuton si regjisor në Festivalin e Kanës

Aktori i njohur amerikan, John Travolta do të bëjë debutimin e tij si regjisor në moshën 72-vjeçare, me filmin e ri ”Propeller One-Way Night Coach”, i cili do të ketë premierën botërore në Festivalin e filmit në Kanë, në muajin maj.

Filmi është një adaptim i librit të tij të vitit 1997 me të njëjtin titull.

Sipas organizatorëve të festivalit, Travolta ka qenë prej kohësh i apasionuar pas aviacionit, duke nisur fluturimet që në moshën 15-vjeçare dhe duke marrë licencën e pilotit në moshën 22-vjeçare.

”Propeller One-Way Night Coach” rrëfen historinë e një djali dhe nënës së tij gjatë një udhëtimi ajror, një histori e frymëzuar nga pasioni i Travoltës për fluturimin.

Në kastin e filmit përfshihet edhe vajza e tij, Ella Bleu Travolta, e cila interpreton rolin e një stjuardese.

Filmi pritet të dalë globalisht në platformën ”Apple TV” më 29 maj, pas premierës në Kanë.

Travolta u bë i famshëm në vitin 1977 me rolin e Tony Manero në filmin “Saturday Night Fever”, që i solli nominimin e parë për Oscar.

Ai arriti gjithashtu sukses të madh me muzikalin ”Grease”.

Aktori nuk është i panjohur për festivalin e Kanës.

Filmi “Pulp Fiction” i Quentin Tarantino, ku ai luajti rolin e Vincent Vega, fitoi Palmën e Artë në vitin 1994.

Festivali i këtij viti në Kanë do të zhvillohet nga 12 deri më 23 maj.

John Travolta debuton si regjisor në Festivalin e Kanës