Kanye West ndalon papritur koncertin në Los Anxhelos për shkak të...
Kanye West riktheu performancat e tij në Los Angeles të mërkurën, por koncerti në SoFi Stadium u ndërpre përkohësisht për shkak të një problemi me ndriçimin dhe piroteknikën.
Gjatë këngës së tij “Good Life”, reperi u duk i irrituar dhe ndaloi shfaqjen duke thënë se nuk i pëlqente mënyra si lëviznin dritat.
Stafi tentoi ta rregullonte situatën dhe pas disa minutash performanca vazhdoi, duke fituar duartrokitje nga publiku.

Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja e vajzës së tij 12-vjeçare, North, e cila këndoi me të para 70,000 spektatorëve.
Megjithatë, reperi vazhdon të jetë pjesë e polemikave për deklarata të mëparshme antisemitike.
Organizatat hebreje në Los Angeles dhe Britani shprehën shqetësim se performanca mund të ndikojë negativisht tek komuniteti.
Kanye pritet të performojë sërish në SoFi Stadium të enjten, ndërsa diskutimet për pjesëmarrjen e tij në festivale dhe polemikat rreth tij vazhdojnë.

