Raketa godet kontingjentin italian në Liban/ Dëme të mëdha në bazën ushtarake

UNIFIL përsëri në shënjestër të raketave në Liban, goditet baza italiane në Shama

Një sulm me raketa ka goditur sërish UNIFIL në Liban, këtë herë duke prekur bazën italiane në Shama.

Nuk ka raporte për të lënduar, por infrastruktura ushtarake ka pësuar dëme të dukshme.

Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, dhe Shefi i Shtabit, Luciano Portolano, po ndjekin situatën nga afër dhe janë në kontakt me komandantët italianë në terren.

Sulmi ishte drejtuar ndaj shtabit italian që ndodhet në Sektorin Perëndimor të misionit UNIFIL.

Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen për të kuptuar shkallën e dëmeve dhe rrethanat e sulmit.

Qëndrimi i forcave italiane në Liban vazhdon normalisht, ndërsa hetimet për incidentin janë në zhvillim.