Eurodeputetja franceze arrestohet për postimin në rrjete sociale, shprehu solidaritet për t*rroristin japonez...

Eurodeputetja franceze Rima Hassan, nga partia e majtë ekstreme Franca e Papërkulur, u arrestua të enjten në Paris.

Ajo po mbahet përkohësisht dhe po merret në pyetje nga policia lidhur me një postim në rrjetet sociale ku shprehu solidaritet me terroristin japonez Kōzō Okamoto, i cili vrau 26 persona në Aeroportin Ben Gurion në vitin 1972.

Ekipi i Hassan thotë se paraburgimi i saj mund të shkelë imunitetin e saj si eurodeputete. Parlamenti Europian ka njoftuar se është në kontakt me autoritetet franceze dhe me Hassan për situatën.

Ligjvënësi francez i ekstremit të djathtë, Matthias Renault, i cili raportoi postimin e saj, reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur arrestimin një fillim të fundit për “pandëshkueshmërinë” e eurodeputetes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe do të ketë zhvillime të mëtejshme teksa hetimet vazhdojnë.