STUDIMI ÇUDIT/ Çiftet që tregojnë dashurinë online qëndrojnë më gjatë bashkë

Një studim i ri tregon se çiftet që postojnë shpesh foto dhe mesazhe dashurie në Facebook mund të jenë më të qëndrueshëm se të tjerët.

Studiueset Catalina Toma dhe Mina Choi analizuan lidhjen midis shfaqjes publike të afeksionit dhe stabilitetit të marrëdhënieve.

Rezultatet tregojnë se sa më shumë të shfaqen çiftet bashkë në rrjetet sociale, aq më shumë ndihen të lidhur dhe të angazhuar ndaj njëri-tjetrit.

Madje, këto çiftet kanë më pak gjasa të ndahen pas gjashtë muajsh.

Edhe pse disa njerëz e shohin këtë sjellje si të ekzagjeruar ose të pasigurt, studiueset shpjegojnë se publikimi i momenteve të përbashkëta mund të ndihmojë partnerët të ndihen më të lidhur dhe të perceptojnë marrëdhënien si më të rëndësishme.

Pra, ndarja e dashurisë në rrjetet sociale mund të mos jetë thjesht një mënyrë për të treguar të tjerëve, por edhe një mënyrë për të forcuar lidhjen brenda çiftit.