Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i ri i Spurs… përvoja e dytë në Ishull!

Tottenham ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Roberto De Zerbi si trajner i Spurs, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin orët e fundit.

Trajneri italian, i sapo larguar nga Marseja në shkurt, mbërriti në Londër me një objektiv të menjëhershëm dhe delikat: shmangien e rënies nga Championship.

De Zerbi kthehet në Premier League: aventura e dytë pas Brighton

Ky është sezoni i dytë i De Zerbit në Premier League, pas dy vitesh te Brighton. Ish-trajneri i Foggias, Beneventos dhe Sassuolos, u thirr nga ‘Seagulls’ në shtator 2022, duke zëvendësuar Graham Potter, i cili u transferua te Chelsea.

Debutimi i tij në Angli mbetet i paharrueshëm: një barazim 3-3 në Anfield kundër Liverpoolit në javën e nëntë të Premier League 2022-23, një ndeshje që menjëherë demonstroi parimet sulmuese dhe të guximshme të lojës së tij.

Njofitim për shtyp - “Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Roberto De Zerbi si trajneri i ri i ekipit të meshkujve, me një kontratë afatgjatë, me kusht lëshimin e një leje pune.”