VIDEO/ Alarm në SHBA! Avioni bën ulje emergjente në Detroit, FBI rrethon zonën

Një situatë alarmi është regjistruar në SHBA, pasi një avion që po kryente fluturimin nga Nju Jorku drejt Çikagos ndryshoi kurs dhe u detyrua të ulej në Detroit, për arsye që ende nuk janë bërë publike.

Sipas raportimeve, avioni është rrethuar nga forca të Federal Bureau of Investigation, ndërsa në vendngjarje ka një mobilizim të madh të autoriteteve.

Në një deklaratë zyrtare, FBI konfirmoi se agjentët e saj ndodhen në aeroport për të ndërhyrë dhe për të garantuar zbatimin e ligjit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Ende nuk dihet shkaku i devijimit të fluturimit apo nëse ka rrezik për pasagjerët, ndërsa hetimet vijojnë.