“Nuk shfrytëzuam momentet tona”, Shehu: Jemi shumë të mërzitur, duhet të gjejmë forcë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 23:41
Lojtari i Kombëtares Julian Shehu, në intervistën dhënë për Klan Kuq e Zi pas humbjes 2:1 ndaj Polonisë tha se ekipi ynë përfaqësues nuk shfrytëzoi momentet e veta.
Shehu u shpreh se gjithë skuadra është e mërzitur, duke shtuar se duhet gjendur forca për të vijuar më tej.
Julian Shehu: Jemi shumë të mërzitur, sepse e kishim ndeshjen vetë në dorë. Kjo sepse bëmë gol në fillim, më pas kishim shanse për të shënuar. Nuk shfrytëzuam momentet tona.
Atmosfera për momentin është shumë e keqe. Të gjithë çunat janë të mërzitur, sepse njëherë në jetë vjen kjo ndeshje dhe kur ikën për duarsh kështu, normalisht që ka mërzitje. Normalisht duhet të gjejmë forcë për të ecur përpara./ Tv Klan
