Ishte shpallur i humbur/ Gjendet trupi i pajetë i 82-vjeçarit në Klos, i moshuari ishte rrëzuar nga...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 18:31
Një 82-vjeçar i shpallur i humbur në Klos është gjetur pa shenja jete pas kërkimeve të organizuara nga policia.
Sipas autoriteteve, dyshohet se i moshuari, banues në Klos, ka rrëshqitur nga një shkëmb, duke humbur jetën.
Kërkimet u kryen në terren me patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar saktësisht çfarë ndodhi.

