MOMENT HISTORIK! PAMJE nga stërvitja e Kombëtares para duelit vendimtar në Poloni
Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në prag të një prej momenteve më vendimtare në historinë e saj, teksa përgatitet për sfidën ndaj Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke treguar përqendrim maksimal dhe gatishmëri për përballjen që konsiderohet jetike për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës — një objektiv ende i paarritur për Shqipërinë.
Nga pamjet e fundit të siguruara, atmosfera në skuadër duket pozitive, ndërsa lojtarët shfaqen të motivuar dhe të fokusuar në detajet taktike që mund të bëjnë diferencën në këtë duel të fortë.
Përballja me Poloninë përbën pengesën e parë në këtë rrugëtim historik. Një fitore do ta çonte Kombëtarja shqiptare e futbollit në ndeshjen finale të “play-off”-it, ku do të përballej me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi, për një biletë drejt Botërorit.
Tashmë, gjithçka është gati për sfidën e madhe në Varshavë, ku kuqezinjtë synojnë të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar.
