(VIDEO) KOMBËTARJA SHQIPTARE 'ZBARKON' NË VARSHAVË/ Tifozët e KuqeZi presin ekipin shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 15:25
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Varshavë, ku të enjten do të përballet me Polonia në një ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin drejt Botërorit.
“Shqiponjat” kuqezi, nën drejtimin e Sylvinho, kanë një qëllim të qartë, të marrin fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në një Kupë Bote për herë të parë.
Në aeroportin e kryeqytetit polak, ekipi u prit nga tifozë shqiptarë që jetojnë atje.
Ata krijuan një atmosferë të ngrohtë, bënë foto me lojtarët dhe morën autografe, duke e kthyer mbërritjen në një moment të veçantë për të gjithë.
