SALAH LARGOHET NGA “THE REDS”/ Egjiptiani përfundon aventurën me tetë trofe dhe katër këpuca të arta

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, njoftoi të martën se do të largohej nga klubi anglez në fund të sezonit. Largimi më herët se sa ishte planifikuar vjen pas një rënieje të formës së tij, e cila çoi në lënien e tij jashtë për disa ndeshje në fund të vitit të kaluar.

Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund nëntë viteve të shkëlqyera në Angli.

Sulmuesi 33-vjeçar i Egjiptit mbërriti në Anfield nga Roma në vitin 2017 dhe ka bërë 435 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar 255 gola.

Forma e Sala ka rënë ndjeshëm në vitin e tij të nëntë në Anfield, deri në atë masë saqë ai u la jashtë për një sërë ndeshjesh në fund të vitit të kaluar, duke bërë që anësori t'u thoshte gazetarëve në një intervistë se klubi e ka lënë pas dore.

“Fatkeqësisht, dita ka ardhur”, tha Salah në një postim në Instagram të martën.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrëv se sa thellë do të bëhej pjesë e jetës sime ky klub, ky qytet, këta njerëz. Liverpooli nuk është thjesht një klub futbolli. Është një pasion, është një histori, është një shpirt. Nuk mund t’ia shpjegoj me fjalë askujt që nuk është pjesë e këtij klubi”, shkroi sulmuesi.

Postimi në Instagram erdhi pothuajse në të njëjtën kohë kur Liverpool publikoi një deklaratë duke njoftuar largimin e një legjende të klubit.

“Mohamed Salah do të ulë perden e karrierës së tij të shkëlqyer me Liverpoolin në fund të sezonit 2025-26”, thuhet në deklaratë.

Mund të konsiderohet një largim paksa i hidhur për Salah, i cili ka qenë emri superyll te Liverpool. Ai ka fituar dy Premier League dhe një Ligë të Kampionëve në një total prej tetë titujsh që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017, fillimisht duke formuar një sulm shkatërrues me Sadio Mane dhe Roberto Firmino nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Salah është i treti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Liverpoolit, pas Ian Rush dhe Roger Hunt, dhe ka fituar Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës, katër herë.