RREZIK PËRPLASJE MES HULIGANËSH/ Ndeshja, autoritetet polake paralajmërojnë tifozët shqiptarë
Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, dhe për këtë arsye tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë. Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet, ndërsa për arsye sigurie rekomandojnë që simbolet shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.
Autoritetet pokale i druhen përplasjeve mes tifozëve dhe për këtë arsye kërkojnë që shqiptarët të bëjnë kujdes. Me anë të një njoftimi, Federata Shqiptare ka këshilluar tifozët e kuq e zi të bëjnë kujdes në Varshavë.
Tifozët polakët janë nga më të zjarrit në europë, dhe mes tyre ka një numër të madh huliganësh. Për të shmangur trazirat, autoritetet pokale paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje para ose pas ndeshjes, dhe për këtë arsye tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë.
Shqiptarët rekomandohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet, ndërsa për arsye sigurie rekomandojnë që simbolet shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.
Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi për të hyrë në stadium, ndërsa bileta është elektronike.
Tifozët që udhëtojnë me makinë ose autobus kanë një zonë parkimi të dedikuar pranë stadiumit. Në cdo automjet duhet të vendosë në xham një fletë A4 me shkronjën “A”.
Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë transporti publik falas në Varshavë. Transporti falas është i vlefshëm nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në zonën e fansave.
