Dëmtimi i Vicarios, një g*ditje e fortë për Tottenhamin! Ai do të operohet javën e ardhshme…

Dëmtimi i Guglielmo Vicario vjen në kohën më të papërshtatshme. Portieri i Tottenhamit kohët e fundit ka patur një problem me hernien që do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale në ditët në vijim. 

Kjo situatë e ka shtyrë Rino Gattuson ta lërë jashtë kombëtares azzurre për pushimin ndërkombëtar të marsit, duke e privuar Italinë nga një prej lojtarëve të saj kyç.

Sezoni i portierit italian rrezikon të përfundojë para kohe. Vicario u ankua në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid, deri sa u konstatua një dëmtim të plotë. 

Portieri do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të hënën dhe do të duhet të pushojë për javët në vijim për t'u rikuperuar plotësisht. Prandaj, Tudor do të duhet t'i besojë përsëri Kinsky pas debutimit të tij të dobët në Ligën e Kampionëve.

Qëllimi tani I Vicarios është të rikuperohet në kohë për të qenë i disponueshëm për një paraqitje të mundshme në Kupën e Botës. Stafi mjekësor i Spurs dhe i ekipit kombëtar do të monitorojë progresin e lojtarit, por përparësia mbetet shmangia e rreziqeve dhe sigurimi i një rikthimi plotësisht të sigurt.