SILVINJO PUBLIKON LISTËN ANTI-POLONI/ Kuqezinjtë synojnë kualifikimin në Botërorin 2026

Kombëtarja shqiptare ka publikuar listën e plotë për ndeshjen ndaj Polonisë në play-off. Në rast fitoreje, Shqipëria do të përballet në finale me fituesin e Ukrainë–Suedi.

SILVINJO PUBLIKON LISTËN ANTI-POLONI/ Kuqezinjtë synojnë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar për përballjen ndaj Polonisë në play-off për Kupën e Botës 2026, një ndeshje vendimtare që mund të hapë rrugën drejt finales. Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë, në ndeshjen finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi.

Lista përfshin tre portierë: Thomas Strakoshën, Elhan Kastratin dhe Mario Dajsinanin. Në repartin e mbrojtjes janë grumbulluar Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Stavro Pilo dhe Naser Aliji, duke ofruar alternativa të shumta si në qendër ashtu edhe në krahë.

Në mesfushë, Sylvinho ka përzgjedhur Ylber Ramadanin, Juljan Shehun, Kristjan Asllanin, Qazim Laçin, Adrion Pajazitin, Nazmi Gripshin, Jasir Asanin, Anis Mehmetin dhe Arbër Hoxhën. Ky repart pritet të jetë kyç për kontrollin e lojës dhe balancën mes mbrojtjes dhe sulmit.

Në vijën e parë, Shqipëria do të mbështetet te Armando Broja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Nedim Bajrami, lojtarë që pritet të kenë peshën kryesore në konkretizimin e rasteve dhe në momentet vendimtare të ndeshjes.

Kjo listë pasqyron një kombinim të përvojës dhe elementëve të rinj, ndërsa stafi teknik synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për një sfidë me presion të lartë.

Përballja ndaj Polonisë konsiderohet si një nga testet më të rëndësishme për kuqezinjtë në vitet e fundit. Në rast suksesi, Shqipëria do të jetë vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në një Kupë Bote, ndërsa finalja ndaj fituesit mes Ukrainës dhe Suedisë pritet të jetë përcaktuese për realizimin e këtij objektivi madhor dhe historik për kuqzinjtë