URIME NGA MEKA! Lutje për agjërim të pranuar, begati dhe paqe në botë! Besimtarët myslimanë urojnë Fiter Bajramin nga vendet e shenjta

Urime për Fiter Bajram vijnë dhe nga Meka, aty ku besimtarët myslimanë me adhurim e lutje kanë zgjedhur të kalojnë fundin e muajit të Ramazanit. Ata urojnë për agjërim të pranuar, paqe dhe që çdo besimtar një ditë të mundet t’i vizitojë vendet e shenjta.

Miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota vizituan gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Mekën, zemrën e botës islame. Pranë Qabes, ata përjetuan çdo ditë të këtij muaji me lutje, përkushtim dhe shpresë.

Gjatë qëndrimit në qytetin e shenjtë, shumë prej tyre ndanë mesazhe urimi për Fitër Bajramin, festën që shënon përmbylljen e agjërimit, duke përcjellë urime për mirësi e begati.

Mes urimeve të tyre nuk mungoi edhe thirrja për paqe.

Besimtarët shprehën dëshirën që dy qytetet më të shenjta të Islamit, Mekën dhe Medinën, t’i vizitojë çdo mysliman dhe të përjetojë lidhjen me Zotin.

Fitër Bajrami nuk është vetëm një përmbyllje e agjërimit, por edhe një moment reflektimi mbi rëndësinë e faljes, solidaritetit dhe bamirësisë. Është një thirrje për të vazhduar rrugën e mirësisë edhe pas Ramazanit.

Në vende të shenjta si Meka dhe Medina, kjo festë merr një ndjesi edhe më të veçantë, ku besimtarët bashkohen në lutje, duke përjetuar një atmosferë uniteti dhe paqeje të rrallë.

Le të mbetet kjo ditë një kujtesë se vlerat që kemi ushqyer gjatë këtij muaji të shenjtë duhet t’i mbajmë gjallë çdo ditë të vitit, duke qenë më pranë njëri-tjetrit dhe për të ndarë me zemër të mirat dhe gëzimet!