"S'po paguani vetëm naftën por edhe 7 taksa"/ Xhixho ngre alarmin e shtrenjtimit të karburantit në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 17:40
“Sa herë mbushni makinën, nuk po paguani vetëm naftë, por edhe 7 taksa.” Me këtë mesazh, Erisa Xhixho reagoi të mërkurën për çmimin e lartë të karburantit në vend.
Deputetja e Partisë së Lirisë kërkon pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit, duke thënë se kjo do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit.
Sipas saj, rritja e naftës ndikon zinxhir edhe te çmimet e produkteve bazë si buka, mielli, vaji dhe ushqimet e tjera, ndërsa shton se zgjidhja nuk është te bordet, por te ulja e taksave.
Postimi i deputetes, Erisa Xhixho:
