NGA HOLLIMI I BETONIT TEK RYSHFETI/ Kryeinspektori Dashnor Sula rreshton abuzimet e ndërtuesve në Shqipëri

Kryeinspektori Dashnor Sula denoncoi publikisht abuzimet në ndërtim, nga hollimi i betonit dhe përzierja e materialeve deri te korrupsioni për të kaluar kontrollet, duke paralajmëruar masa të forta.

Ai kërkon ndryshim rrënjësor të inspektimeve, me kontrolle reale në terren dhe përfshirje të inxhinierëve, për të garantuar sigurinë dhe ndalur mashtrimet në kantierë.

"Të gjithë e dimë, e hollojnë betonin. Kjo është një nga shkeljet me të shpreshta të ndërtuesve në vendin tonë, zbuloi Inspektori I Përgjithshëm Dashnor Sula, ndërsa paralajmëroi ndryshime drastike në masat që do të merren kundër shkeljeve dhe abuzimeve në këtë sector që ka të bëjë me jetën e qytarëve.

Përzierja e cilësive të ndryshme të materialeve të ndërtimit, të ndryshëm nga ata që janë përcaktuar në leje është një tjetër shkelje në kantiere.

Qartë tha se për interes ka ndërtues që shkojnë deri në korrupsion.

Duke theksuar se dokumentacioni në rregull nuk tregon plotësisht të vërtetën e asaj që ndodh në kantierët e ndërtimit, theksoi ndryshime rrënjësore në skemën e inspektimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Kritikoi përbërjen e trupave të inspektimit, duke theksuar nevojën e profesionistëve inxhinierë.

Duke e cilësuar si mision detyrën, theksoi qëllimin për të hapur një kapitull të ri në në fushën e inspektimeve dhe një imazh të ri vecanërisht për IKMT.