53 milionë paund mbështetje/ Starmer njofton masa për familjet më të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 12:08
Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e energjisë dhe në koston e jetesës.
Ai njoftoi një paketë prej 53 milionë paund për familjet më të rrezikuara në Britani që përdorin naftë për ngrohje.
Sipas Starmer, qeveria do të mbajë të kufizuara faturat e energjisë deri në fund të qershorit dhe do të zgjasë edhe kufirin për taksën e karburantit deri në shtator, për të lehtësuar presionin mbi familjet.
Ai theksoi se stabilizimi i tregjeve të energjisë lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme. “Fundi i luftës është mënyra më e shpejtë për të ulur koston e jetesës”, u shpreh kryeministri britanik.
