Irani godet rrjetin e 'mercenarëve'/ Arrestohen 18 persona për bashkëpunim me SHBA dhe Izraelin

Irani ka arrestuar 18 persona, të cilët i konsideron mercenarë që mbledhin informacione për SHBA-në dhe Izraelin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.

Ministria e inteligjencës pretendoi se po dërgonin imazhe të vendeve të bombardimeve nga SHBA-të dhe Izraeli.

Gjithashtu i akuzoi ata për dërgimin e pozicioneve të forcave të emergjencës, ndihmës dhe shpëtimit, si dhe pikave të kontrollit.