Shqipëri-Poloni në "Play-off"/ Ish-futbollisti Rama tregon lojtarin që mund ta çojë ekipin në avantazh
I ftuar në lidhje direkte në emisionin “Sport Focus”, ish-futbollisti Valdet Rama foli për gjendjen e lojtarëve të kombëtares para ndeshjes play-off Shqipëri–Poloni.
Rama bëri të ditur se disa lojtarë po përballen me probleme të vogla fizike, por besimi te skuadra mbetet i lartë.
Ai përmendi sulmuesin Ernest Muçi, aktiv në Turqi me Trabzonspor, si një element kyç për sulmin e ekipit.
Trajneri Silvinho ka vizituar Turqinë për të parë nga afër disa lojtarë shqiptarë, duke vlerësuar formën e tyre para ndeshjes vendimtare.
"Normalisht kemi disa lojtarë me probleme të vogla, por besoj se do të rikthehen në formën e tyre. Skuadra është shumë e mirë, dhe lojtarët në formë, si Ernest Muçi, mund të na japin rezultate të mira në këtë ndeshje. Silvinho ishte në Turqi për të parë nga afër disa futbollistë që luajnë atje, për të monitoruar gjendjen e tyre."-u shpreh Rama.

