Kosova tërheq nga tregu disa produkte Aptamil për foshnje, pas alarmit evropian

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë njoftuar për tërheqjen parandaluese nga tregu të disa loteve të formulës për foshnje APTAMIL, pas një alarmi të pranuar përmes RASFF.

Sipas njoftimit, alarmi është lëshuar nga autoritetet e Bashkimit Evropian lidhur me praninë e toksinës cereulide në formulën e qumështit për foshnje të prodhuar nga Nutricia Cuijk B.V. në Holandë.

Analizat laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente në BE kanë treguar se disa lote të këtij produkti tejkalojnë kufijtë e lejuar të kësaj toksine për këtë kategori ushqimore.

Autoritetet në Kosovë kanë identifikuar se në treg janë importuar sasi shumë të kufizuara të produkteve të përfshira në njoftim, të cilat kanë hyrë në vend më 19 janar 2026 nga një operator ekonomik i autorizuar.

Produktet e identifikuara janë:

APTAMIL 1 – 830 g

Lot: 111488577 – Data e skadimit: 01.09.2026

Lot: 111516238 – Data e skadimit: 17.11.2026

Sasia: rreth 5 paketime (3.94 kg bruto)

/KosovaPress