Garda Revolucionare e Iranit: Nuk do të lejojmë kalimin e naftës për armiqtë tanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 09:01
Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar qëllimin e saj për të bllokuar kalimin e cisternave që transportojnë naftë bruto për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe aleatët e tyre përmes Gjirit.
“Irani nuk do të lejojë më eksportin e asnjë litri nafte nga rajoni drejt luftënxitësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, thuhet në një deklaratë të Pasdaran.
