EMRI/ Shtoi gabimisht oficerin e policisë në grupin e dr*gës, dënohet me 2 vite burg shqiptari në Angli
Një shqiptar është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg në Angli, pasi bëri një gabim në aplikacionin WhatsApp. Urim Pomari, i cili sapo ishte larguar nga burgu, tentoi sërish të niste nga e para shitjen e kokainës. Mediat britanike raportojnë se ai krijoi një grup në WhatsApp për të ofruar kokainë për shitje dhe në mesazh përdori edhe një emoji dëbore si kod për drogën.
Gabimisht, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë. Pas këtij veprimi policia shkoj për kontroll në banesën e tij dhe gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, një peshore dhe 1,255 paund para cash. Gjykata vendosi ta dënojë Pomarin me 2 vite e 4 muaj burg për përfshirje në shpërndarjen e drogës.
Artikulli i plotë
Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë ke përfshirë në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi i ke dërguar.
Kjo i ka ndodhur një shqiptari në Angli, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe tentoi ta niste nga e para shitjen e kokainës. Urim Pomari, i liruar së fundmi nga paraburgimi, bëri një gabim të rëndë.
Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një emoji dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën. Megjithatë, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.
Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipswich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.
Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi Pomarin duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “veçanërisht budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës. Në përfundim, Pomari u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.
