Bilanci i viktimave nga fillimi i s*lmeve izraelito-amerikane/ Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse: Mbi 1,900 ushtarë janë vr*rë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 20:45
Mbi 1,900 ushtarë dhe oficerë iranianë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, tha zëdhënësi e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, në një njoftim për shtyp.
Sipas mediave të huaja, Defrin shtoi se mijëra të tjerë besohet se janë plagosur gjatë sulmeve.
"Ne kemi shumë objektiva të tjerë; kjo është një përpjekje e vazhdueshme dhe ne po i thellojmë sulmet në të gjitha nivelet e regjimit", shtoi zëdhënësi.
