ZGJIDHET LIDERI I IRANIT/ Mojtaba Khamenei merr 'fronin' e babait pas eliminit të tij nga s*lmet izraelito-amerikane

Mojtaba Khamenei, djali i të ndjerit Ali Khamenei, është emëruar Udhëheqës Suprem i Iranit, sipas Asamblesë së Ekspertëve mbi Udhëheqjen Iraniane. 

Ndërkaq, pritet te ketë reagime të ashpra nga presidenti Donald Trump, pasi ai më herët u shpreh për mediat se lideri pasardhës iranian, në mënyrë që të vijojë pushtetin duhet të marrë miratimin e tij fillimisht.

I lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor të Mashhadit, Mojtaba është i dyti nga gjashtë fëmijët e Ali Khameneit.

Ai përfundoi arsimin e mesëm në Shkollën Fetare Alavi në Teheran, shkruan BBC.

Në moshën 17 vjeç, Mojtaba shërbeu në ushtri për disa periudha të shkurtra gjatë Luftës Iran-Irak, sipas mediave iraniane. Konflikti i përgjakshëm tetëvjeçar e bëri regjimin edhe më dyshues ndaj SHBA-së dhe Perëndimit, të cilët mbështetën Irakun.

Në vitin 1999, Mojtaba shkoi në Qom, një qytet i shenjtë që konsiderohet si një qendër e rëndësishme e teologjisë shiite, për të vazhduar studimet e tij fetare. Vlen të përmendet se ai nuk mbante veshje kleriku deri në këtë kohë.

Ndryshe nga i ati, Mojtaba ka mbajtur kryesisht një profil të ulët. Ai nuk ka mbajtur kurrë ndonjë post qeveritar, as nuk ka dhënë fjalime apo intervista publike. Vetëm një numër i kufizuar fotosh dhe videosh të tij janë publikuar.