VIDEO/ Zbulohet një plantacion m*rjuane në Spanjë, arrestohet një shqiptar i cili tentoi të arrastisej duke zbritur me litar nga tarraca

Policia spanjolle ka kryer një operacion policor, i cili përfundoi me sekuestrimin e 35 kilogramëve marjuanë. Në kuadër të kësaj u arrestua edhe një shqiptar.

Kur vuri re praninë e policisë, shqiptari që ndodhej brenda banesës tentoi të ikte duke zbritur me litar nga tarraca, por u lokalizua dhe u arrestua disa minuta më vonë.

Mediat spanjolle shkruajnë se hetimi nisi nga një raportim për mashtim në lidhje me energjinë elektrike. Gjatë disa ditëve vëzhgimi, hetuesit vunë re lëvizje të dyshimta në banesë. Pas kontrollit të banesës policia gjeti një plantacion të marihuanës, të përgatitur për rritje dhe tharje të drogës. 

Brenda banesës, policia gjeti një instalim të plotë për kultivimin dhe tharjen e marihuanës, me rafte me rrjetë të përdorura për tharjen e substancës narkotike. Përveç 35 kilogramëve me maja dhe gjethe të grira, u sekuestrua një peshore dixhitale precize dhe materiale të ndryshme për përpunimin e drogës.

Artikulli i plotë nga ARAGON DIGITAL

Një banesë që dukej normale në qytetin e Boquiñeni (Ribera Alta del Ebro) fshihte brenda saj një plantacion të marihuanës, të përgatitur për rritje dhe tharje të drogës. Operacioni policor, i zhvilluar këtë të martë, përfundoi me sekuestrimin e 35 kilogramëve me maja dhe gjethe të grira të marihuanës dhe me arrestimin e personit që merrej me kultivimin.

Hetimi nisi në mes të janarit pasi një kompani elektrike paralajmëroi Policinë Kombëtare për një manipulim të mundshëm të furnizimit elektrik në një banesë të komunës. Kontrollet e kryera nga agjentët konfirmuan ekzistencën e një lidhjeje të paligjshme direkte në rrjet, me një mashtrim energjetik të vlerësuar mbi 76.000 këh, që përkthehet në një dëm ekonomik rreth 18.296 euro.

VIDEO/ Zbulohet një plantacion m*rjuane në Spanjë, arrestohet

Gjatë disa ditëve vëzhgimi, hetuesit vunë re lëvizje të dyshimta në banesë, me ardhjen e disa personave që hynin me çanta dhe ushqime brenda dhe që qëndronin më pas në banesë pa dalë fare jashtë, një sjellje e zakonshme në këtë lloj kultivimesh të paligjshme.

Për shkak të këtyre treguesve, agjentët kërkuan autorizim gjyqësor për të hyrë dhe kontrolluar banesën. Ndërhyrja u krye në orët e para të pasdites me pjesëmarrjen e Grupit Operativ të Sigurisë së Veçantë (GOES). Kur vuri re praninë e policisë, burri që ndodhej brenda tentoi të ikte duke zbritur me litar nga tarraca, por u lokalizua dhe u arrestua disa minuta më vonë.

Brenda banesës, agjentët gjetën një instalim të plotë për kultivimin dhe tharjen e marihuanës, me rafte me rrjetë të përdorura për tharjen e substancës narkotike. Përveç 35 kilogramëve me maja dhe gjethe të grira, u sekuestrua një peshore dixhitale precize dhe materiale të ndryshme për përpunimin e drogës. I arrestuari, një burrë me shtetësi shqiptare, u paraqit para gjykatës si autor i dyshuar i një krimi kundër shëndetit publik dhe një krimi të mashtrimit të energjisë elektrike, duke u lënë më pas në lirë me akuza.