L*fta në Lindjen e Mesme/ Qiriazi: Konflikt që mund të parashikohej shumë më herët...
Eksperti për çështjet e sigurisë, Redion Qiriazi, deklaroi në studion e Ora News se konflikti në Lindjen e Mesme nuk ka nisur papritur, por është rezultat i zhvillimeve dhe tensioneve të akumuluara prej vitesh në marrëdhëniet ndërkombëtare.
" Nuk mendoj që kjo luftë ka nisur nga hiç asgjëja. Ky është një konflikt që mund të parashikohej shumë më herët.
Po të shikojmë në përgjithësi zhvillimet që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndërkombëtare në pjesën e Lindjes së Mesme dhe vendet e Gjirit, shohim se në vitet 2017-2018, SHBA tërhiqen nga marrëveshja me Iranin dhe duke imponuar mbi ta një masë shumë të fortë sanksionesh, gjë që çoi në inflacion të llahtarshëm brenda Iranit, zhvlerësim të monedhës së tyre etj.
Sanksionet e fundit më pas që u vendosën në 2025 i dhanë goditjen e fundit stabilitetit ekonomik brenda për brenda Iranit, ku popullsia nuk kishte më para as të blinte bukë", u shpreh Qiriazi.
