VIDEO/ E PAPRITUR! Nuk u ndje mirë gjatë emisionit, Rudina Xhunga lë studion. Si paraqitet gjendja e gazetares?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 22:21
Një përditësim i ri ka ardhur lidhur me gjendjen e gazetares Rudina Xhunga, e cila u largua sot nga studio “Rudina”, në Tv Klan.
Përmes një postimi nga media e saj, Dritare TV, sqarohet se gjendja shëndetësore e Xhungës është stabilizuar dhe se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Jeni shumë që na keni shkruar për shëndetin e drejtueses së DritareTV, Rudina Xhunga pasi gjatë intervistës live në emisionin Rudina në TV Klan, nuk u ndje mirë.
Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve! Faleminderit te gjitheve“./ Klan.tv
View this post on Instagram
View this post on Instagram
