"Kam patur dy lindje të ndryshme"/ Lulja flet për ardhjen në jetë të dy djemve të saj: Me të dytin sikur rilinda

Mësuesja Semiramida Lulja ishte e ftuar në studion e "Epiqendër", ku ndau një pjesë të rëndësishme të jetës së saj, përvojën si nënë e dy djemve.

Në fillim të bisedës, ajo foli për emocionet që i kanë dhuruar fëmijët, duke treguar se ka përjetuar dy lindje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

Me djalin e parë, rruga nuk ka qenë e lehtë, ndërsa me të dytin e ndjeu veten më të përgatitur.

“Unë kam patur dy lindje të ndryshme, aspak të ngjashme me njëra-tjetrën. Me të parin kam hequr pak, me të dytin isha më e përgatitur shpirtërisht dhe mendërisht. Lindja e fëmijës së dytë ishte, nuk e di, sikur rilinda edhe unë me fëmijën.”- shtoi Lulja.

Ajo tregoi se djali i dytë erdhi në jetë katër vite e gjysmë pas të parit dhe solli një energji të re në familje.

“Ai erdhi fëmijë i shëndetshëm, fëmijë i mbarë dhe na e mbushi shtëpinë. I madhi ishte fëmijë shumë i urtë dhe vazhdon të jetë i tillë. Kurse ky i dyti që kur lindi, lindi me zëra dhe vazhdon të ketë zërin.”- tha ajo.

 

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":