Këngëtarja Hatixhe Llushi rrëfehet për jetën e saj në "Epiqendër": Jam nëna më e lumtur në botë, pa ata s'marr dot frymë

Këngëtarja Hatixhe Lushi ishte e ftuar në emisionin "Epiqendër", ku ndau një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale dhe familjen.

Në fillim të bisedës, ajo u ndal te një periudhë e vështirë shëndetësore, kur ishte e shtruar në spital.

Lushi tregoi se gjatë asaj kohe ka ndjerë një kujdes të veçantë nga stafi mjekësor.

“Edhe aty tek spitali ku kam qenë, kam pasur një përkujdesje absolute nga doktorët, nga infermieret, nga gjithë stafi, sepse vërtet isha mësuesja, po isha edhe këngëtarja, isha dhe njeriu që ju kisha falur dashuri dhe ata në një farë mënyre donin të ma kthenin.”- tha ajo. 

Më pas, ajo foli për momentet që i kanë ndryshuar jetën.

Ardhjen e djalit të saj, Artit, e përshkroi si një bekim, ndërsa pas dhjetë vitesh familja u shtua me vajzën, Nexhitin.

Lushi u shpreh se fëmijët janë qendra e jetës së saj dhe arsyeja kryesore e lumturisë.

“Kështu që unë jam nëna më e lumtur në botë. Unë pa ata të dy nuk marr dot frymë. Gjithmonë i them që unë pa ju nuk marr dot frymë.”- shtoi Llushi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":