VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (5 - 6 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik dhe Evropa Juglindore paraqiten me shira dhe stuhi ere. Evropa Lindore me reshje të pakta shiu e dëbore. Ndërsa vendet nordike, Balltiku, Evropa Qendrore dhe brigjet e Egjeut me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja vjen me vranësira dhe pika shiu, më të dukshme në veri dhe qendër.
Pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 20°C. Era fryn veriperëndimore deri në 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Alpet dhe zonat përreth priten me reshje shiu e dëbore dhe erë të fortë.
Gadishulli Iberik me shira intensivë. Pjesa tjetër e Evropës me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, veçanërisht Apenini, Ishujt Britanikë, Ballkani dhe brigjet e Egjeut e Detit të Zi.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, do të pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta; pasditja sjell shtim vranësirash në zonat malore, por pa reshje.
Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 22°C. Era fryn veriperëndimore mbi 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
