I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 12:06
Ekzekutohet vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për një 25-vjeçar, i cili është dënuar me burg për plagosje të rëndë me dashje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për shtetasin D. S., 25 vjeç, banues në Tropojë, i cili është dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
