Protesta ndaj ndërtimit të resortit në Rrjoll, banorët lirohen me kusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 12:40
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur lirimin me kusht të banorëve të Rrjollit, të cilët u bënë pjesë e protestës së dhunshme ku u shkatërruan makineritë e punës së kompanisë që po ndërton resortin në zonë.
Në vendimin e gjykatës, banorëve u ndalohet të afrohen pranë perimetrit të kantierit të punimeve, një masë që sipas tyre është absurde, pasi aty ndodhen shtëpitë dhe tokat e tyre.
